Sandro nuk e vazhdon kontratën me Juven

30 tetor 2018 | 12:46

Mbrojtësi i krahut të majtë i Juventusit, Alex Sandro, ka kontratë me skuadrën italiane deri në qershor të vitit 2020 dhe lojtari nuk ka pranuar që ta vazhdojë atë sipas lajmeve të fundit.

Sandro është një lojtar mjaft i rëndësishëm për Massimiliano Allegrin, ku deri më tani është paraqitur 13 herë në këtë stinor. “Zonja e Vjetër” pagoi rreth 26 milionë euro për ta sjellë atë nga Porto dhe tani është duke marrë oferta të mëdha për shërbimet e brazilianit.

Alex Sandro thuhet se e ka refuzuar vazhdimin e kontratës momentalisht, pasi kërkon kohë që të mendoj për të ardhmen e tij, kur për të interesim të madh kanë Paris Saint-Germaini dhe Manchester City.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pushim i shkurtër i Selena Gomez nga rrjetet sociale…