Bakayoko në janar largohet nga Milani

30 tetor 2018 | 13:06

Aventura e Tiemoue Bakayoko me Milanin është drejt përfundimit. Performanca e tij me fanellën kuqezi ka lënë për të dëshiruar dhe drejtuesit e klubit italian nuk do të ushtrojnë të drejtën për blerjen e kartonit nga Chelsea në fund të sezonit.

Sipas medieve angleze, 24-vjeçari mund të largohet nga skuadra e drejtuar nga Genaro Gattuso që në janar, duke i mundësuar kështu Leonardos të kursejë shumë nga paga e madhe e lojtarit, duke i futur ato para në merkato për ta bindur Cesc Fabregasin të transferohet në Milanello.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prezantuesja e njohur Kelly Brook nuk e kursen asnjëherë ekspozimin…