Vihet gurthemeli i stadiumit me vlerë 900 mijë euro në Zhur

30 tetor 2018 | 13:26

Zhuri do të bëhet me stadium të ri e modern që i plotëson nevojat e sportistëve zhurianë.  Kështu ka thënë ministri i Sportit, Kujtim Gashi, i cili mori pjesë në vënien e gurthemelit të stadiumit.

Ky projekt kapital vjen në kuadër të plotësimit të infrastrukturës sportive fizike në të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të investojë 700 mijë euro, ndërkaq Komuna e Prizrenit do të ndajë 200 mijë sosh.

Ministri Kujtim Gashi e ka vlerësuar këtë projekt si të rëndësisë së veçantë për sportistët e Zhurit me rrethinë.

Fotografia e Kujtim Gashi

Ministri me këtë rast i uroi klubin dhe qytetarët e Zhurit me rrethinë.

“Ka qenë ëndërr për sportistët e futbollistët e talentuar për këtë stadium. Është projekt që financohet me një pjesë të madhe nga ministria dhe me një participim nga Komuna e Prizrenit”, ka thënë Gashi, duke shtuar se Zhuri njihet edhe në të kaluarën që ka pasur një klub shumë të suksesshëm. “Besoj që sot Zhurit dhe fshatrave përreth po ia krijojmë një mundësi të re”, ka deklaruar mes tjerash ministri Gashi.

Fotografia e Kujtim Gashi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi, ka publikuar sot një…