Inzaghi kritikon Strakoshën

30 tetor 2018 | 14:39

Disfata e merituar në Serinë A kundër Interit e ka zhveshur nga alibitë trajnerin e Lacios, i cili vlerësoi kundërshtarin, por nuk u kursye në kritikat ndaj ekipit të tij.

Në veçanti, Simone Inzaghi pati në shënjestër portierin e kombëtares shqiptare të futbollit, Tomas Strakosha, edhe pse ky i fundit në 3 golat e pësuar pati pak ose thuajse aspak faj.

“Në këto ndeshje nuk mund t’i lejojmë vetes që të pësojmë gola si ai i pari që shënoi Interi. Nuk kujtoj dot asnjë pritje të Strakoshës në këtë ndeshje, por kujtoj shumë nga Handanoviq. Interi gjithsesi e meritoi fitoren dhe nuk duhet të kërkojmë justifikime”, deklaroi Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nëpërmjet…