![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/09/auto_policia1519140577-650x358.jpg)
Arrestohet një person, dyshohet për fajde
30 tetor 2018
| 17:52
Në kuadër të planit operativ për kapjen e personave të dyshuar për fajde dhe detyrim, Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike ka kontrolluar dy shtëpi në Prishtinë, ku në njërën prej tyre kanë gjetur dhe sekuestruar disa armë.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndërsa i dyshuari me inicialet N.G është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Të përfshirë në vepra penale janë edhe dy të dyshuar të tjerë të njohur për policinë.