![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2017/12/kuponet.jpg)
Bëhet e ditur se kur do bëhet tërheqja e fituesve me kuponë fiskal
30 tetor 2018
| 18:39
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), njofton se me datë 8 nëntor 2018, duke filluar nga ora 18:00 do të bëjë tërheqjen e numrave potencial fitues për rimbursim nga kuponët fiskal për periudhën e tremujorit të tretë 2018.
“Tërheqja e numrave potencial fitues do të bëhet drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës. Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar deri më tash për këtë periudhë është 47,845”, thuhet në njoftimin e ATK-së.