Zeka tregon kur do të nisin arrestimet e para nga Gjykata Speciale

30 tetor 2018 | 22:35

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur për aktakuzat e para që do të ngrihen nga Gjykata Speciale, për gjoja krime lufte të kryera në Kosovë.
Ai ka paralajmëruar se pas dy muajsh do të bëhen arrestimet e para.

Zeka ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin “T7” , se arrestimet e para do të ndodhin në janar të vitit të ardhshëm. “Krejt këto hallakama që po ndodhin në Kosovë, që na kanë zhvendosur prej problemeve reale, janë pikërisht nga frika prej Gjykatës Speciale”, ka vlerësuar Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit ka nisur negociatat për të rikthyer në…