Hoti: Të vendosim me rezolutë se territori është i panegociueshëm

31 tetor 2018 | 11:05

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë e cila është thirrur nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Shefi i këtij grupi, Avdullah Hoti, ka thënë se dilaogimi për kufijtë është dorëzim para politikave mohuese të Serbisë.

Hoti ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të vendos me rezolutë se territori i vendit është i panegosueshme.

Ai ka thënë se me këtë rezolutë e shpëtojnë edhe presidentin Thaçi dhe territorin e Kosovës.

Më tutje ai ka thënë se kjo rezolutë nuk kundër dialogut, por kundër këtij formati të dialogut.

Hoti ka thënë se ky dialog duhet të vazhdoj pas zgjedhjeve të reja, me institucione legjitime.

Ndërsa sa i përket Luginës së Preshevës, ai ka thënë se duhet të kërkojnë reciprocitet në raport me të drejtat e tyre.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 5 tituj kampionë bote në Formula 1, Lewis Hamiltoni…