![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/10/80EF3B19-06C4-4E01-9EFD-E1F9DA806F6C.jpeg)
WIZZAIR FILLOI ME FLUTURIME MEMINGEN-PRISHTINË-MEMINGEN
31 tetor 2018
| 11:28
Të martën më datë: 30 tetor 2018, në orët e pasdites në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës ‘Adem Jashari’ u realizua fluturimi i parë i Wizzair nga Memingen për Prishtinë.
Për këto fluturime dhe linja të reja, interesimi i pasagjerëve për të shfrytëzuar këtë mundësi të re udhëtimi ishte dhe do të jetë i jashtëzakonshëm.
Brenda dy javësh nisin fluturimet e Wizzair në linjën Basel-Prishtinë-Basel, e që nga mesi i dhjetorit edhe Dortmund-Prishtinë-Dortmund.