Daut Haradinaj propozon që të tri rezolutat të shkrihen në një të vetme

31 tetor 2018 | 13:27

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, në seancën e sotme ka propozuar që tri rezolutat e paraqitura në Kuvend të shkrihen në një të vetme.

“I mora të tria rezolutat e ofruara. Nëse i shohim përbrenda, pothuajse asnjë gjë nuk ndryshon brenda teksteve. Qëndrimet tona ishin të qarta që nga fillimi se nuk ka të drejt, as mandat askush për të diskutuar për ndryshimin e kufijve. Ne nuk po flasim për shkëmbime territoresh, e kemi Kushtetutën që si jep askujt mandat për të ndryshuar. Merrni të tri rezolutat dhe shkrini në një”, ka thënë Daut Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka pritur sot në takim…