Delegacioni nga organizata Rumelisiad viziton Klubin e Prodhuesve

31 tetor 2018 | 13:55

Përfaqësues të Klubit të Prodhuesve të Kosovës kanë mirëpritur të mërkurën në vizitë përfaqësueses të organizatës së afaristëve Rumelisiad, të ardhur nga qyteti i Bursës në Turqi.

Anëtarët e organizatës Rumelisiad janë sipërmarrës në Turqi të cilët janë me origjinë nga Ballkani, të cilët janë duke qëndruar në një vizitë dy ditore në vendin tonë. Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me prodhuesit vendor dhe krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim në të ardhmen.

Duke marrë parasysh potencialin e prodhimit të dy palët synojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve bashkëpunuese në mes të prodhuesve kosovar dhe atyre turq.

Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve u ka uruar mirëseardhje mysafirëve dhe i ka falënderuar për vizitën.

Ai i ka njoftuar afaristët me punën e Klubit të Prodhuesve dhe me anëtarët e Klubit.

Edhe afaristët nga organizata Rumelisiad shprehën kënaqësinë që u takun me Klubin e Prodhuesve dhe treguan që prej themelimit të tyre në vitin 2006 kanë qenë të pranishëm në Kosovë me projekte të shumta.

Gjithashtu ata shprehen gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe të rritet edhe në të ardhmen.

Anëtarët e organizatës Rumelisiad po ashtu prezantuan profilet e anëtarëve të tyre, kështu duke shikuar mundësitë e bashkëpunimit dhe duke shprehur interesim që të investojnë në të ardhmen në vendin tonë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mirëpritur raportin e Bankës…