Rusia do të rikthehet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në dhjetor

31 tetor 2018 | 14:02

Rusia ka bërë me dije se do të nisë një raketë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më 3 dhjetor -për herë të parë që nga një lansim i dështuar më 11 tetor.

“Industria po bën përpjekje të konsiderueshme për ta bërë të mundur nisjen më 3 dhjetor”, ka thënë Sergei Krikalyov, nga agjencia e hapësirës e Rusisë Roskosmos.

Në aksidentin e 11 tetorit, kapsula hapësinore që bartte kozmonautin rus, Aleksei Ovchinin, dhe astronautin amerikan, Nick Hague, ka dalë nga funksioni menjëherë pas nisjes, por ka ateruar pa dëmtuar ekuipazhin në një bazë në Kazakistan.

Raketat ruse kanë përjetuar një sërë pengesash gjatë viteve të fundit, por aksidenti i fundit ishte i pari që preku një kapsulë Soyuz që nga viti 1983.

Ka qenë e planifikuar që Hague dhe Ovchinin të kalojnë gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Shefi i Roskosmos-it, Dmitry Rogozin, ka thënë më herët se autoritetet planifikojnë t’i dërgojnë atë dy në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës në pranverë të vitit të ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Naim Rashiti ka vlerësuar se tani është çasti…