Austria nuk do të nënshkruajë paktin e OKB-së për migracionin

31 tetor 2018 | 14:06

Qeveria e Austrisë nuk do të nënshkruajë një pakt global për nxitjen e migrimit të rregullt dhe të sigurt, duke përmendur si arsye shqetësimet rreth sovranitetit të saj kombëtar.

“Ka disa pika që i shohim në mënyrë kritike dhe kemi frikë nga një rrezik për sovranitetin tonë kombëtar”, ka thënë kancelari konservator, Sebastian Kurz.

Kurz ka marrë detyrën dhjetorin e kaluar në koalicion me partinë nacionaliste dhe anti-emigrantë Liria.

Austria aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian dhe Kurz e ka bërë prioritet frenimin e migrimit të parregullt.

Kompakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik.

Ai pritet të miratohet formalisht në një takim në Marok, më 11 dhe 12 dhjetor.

Dhjetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga pjesëmarrja në negociatat mbi kompaktin, ndërsa, në korrik, Hungaria e ka bërë të njëjtën gjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka bërë me dije se do të nisë një…