Selimi, deputetëve të pushtetit: Serbia po na ndan o njerëz

31 tetor 2018 | 14:36

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e do Fatmir Limaj në bisedime, pasi e ka të pazëvendësueshëm presidentin Hashim Thaçi.

“Është e kuptueshme pse presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e do Fatmir Limaj në bisedime, jo pse nuk e do Limajn, por pse e ka të pazëvendësueshëm Thaçin”, ka thënë Selimi gjatë seancës së jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se opozita do të jetë kundër çdo gjëje që është e pafavorshme në dialogun me Serbinë.

“Mos kërkoni prej nesh konsensus me Serbinë dhe unitet për të keqen, sepse nuk do ta keni kurrë. Nëse doni konsensus prej nesh do ta arrijmë duke kundërshtuar Serbinë. Ne nuk japim kontributin për konsensus për të keqen. Refuzimi kundër konsensusit për interesat e Serbisë nuk duhet të nënkuptohet edhe kundër aleatëve tonë, ShBA-së dhe NATO-s. Kur i themi jo Serbisë kjo është në vijën e duhur në mbrojtje të qytetarëve. Nëse doni që të arrijmë konsensus kundër Serbisë duhet të ndalohet ajo që ka nisur. Ndaleni Thaçin, fillimisht kthejeni këtu dhe diskutojmë. As ju si mazhorancë nuk jeni unik. Serbia po na ndan o njerëz!”, ka thënë Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i skuadrës së Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka paralajmëruar se…