Haradinaj kërkon konsensus nacional për dialogun

31 tetor 2018 | 16:29

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është në interes nacional të gjendet një gjuhë e përbashkët.

Haradinaj gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për dialogun, ka thënë se nuk kanë qare pa gjetur një formulë për të mbrojtur interesin nacional.

“S’kemi me pas qare pa gjetur ndonjë formulë për të mbrojtur interesin nacional”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se njëra prej temave nacionale është çështja e dialogut me Serbinë.

Në këtë kontekst, Haradinaj ka thënë se Kuvendi është autoriteti suprem i çfarëdo marrëveshje ndërkombëtare.

“Nuk ka dilemë se Kuvendi është autoriteti supremë pa të cilinë asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të kalojë”, ka thënë Haradinaj

Ai ka lutur Kuvendin që ta gjejë formulën e bashkëpunimit si në rastin e FSK-së.

Më tutje, Haradinaj ka thënë se themelet e kompromisit të Kosovës janë në Kushtetutën e Kosovës, siç është pakoja e Ahtisarit.

“Në temat nacionalet kam bërë kujdes, dhe se vendimet e Kuvendit janë tuajat”, është shprehur Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me veshje të bardha të brendshme, Rita duket si mos…