U17-shat mbajnë stërvitjen e fundit, entuziazëm për fitore

31 tetor 2018 | 20:57

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së nesërme kundër Qipros, e cila do të jetë përcaktuese sa i përket kualifikimit në rrethin elitar të kualifikimeve për Evropianin 2019.

Përzgjedhësi Besnik Kollari me stafin e tij kanë punuar me përkushtim gjatë këtyre dy ditëve për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen. Disa prej futbollistëve kanë probleme të vogla me lëndime, por stafi mjekësor në krye me prof.dr. Mehmet Maxhuni po bëjnë çmos për t’i sanuar me kohë, në mënyrë që djemtë të jenë të gatshëm për lojë.

Entuziazmi pas fitores kundër Zvicrës është i madh, por përzgjedhësi Kollari ka kërkuar nga futbollistët që të harrojnë atë ndeshje dhe të jenë maksimalisht të përqendruar për të dhënë më të mirën e tyre në ndeshjen e nesërme kundër qipriotëve që vlerësohet si një finale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është shtyrë për nesër (e enjte)  votimi për rezolutën e…