Indonezi, gjendet kutia e zezë e avionit të ‘Lion Air’

01 nëntor 2018 | 13:50

Boeing 737 MAX 8 me 189 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua të dielën në mëngjes, vetëm 13 minuta pas nisjes nga Xhakarta në Pangkal Pinang.

Shërbimi për Informacion Detar i Indonezisë ka bërë me dije se është gjetur kutia e zezë, regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit nga avioni i “Lion Air”.

“Është konfirmuar, është gjetur kutia e zezë”, ka thënë për “AA”, Mohamad Zaenal, kryetar i Shërbimit për Informacion Detar.

Siç bën të ditur Zaenal, zhytësit kanë gjetur kutinë e zezë në një thellësi pritej 30 metrash, e ndarë nga trupi i avionit.

“Ndoqëm sinjalet duke ngushtuar zonën e kërkimit. Pastaj gërmuam në vendndodhjen ku dëgjohej zëri ‘ping’, ku dhe gjetëm kutinë e zezë”, ka deklaruar Hendra.

Agjencia për shpëtim dhe kërkim (BASARNAS) më parë ka njoftuar se në vendin e aksidentit janë gjetur letërnjoftimet e 52 personave.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe mbetjet mortore të së paku 37 personave ndërsa identifikimi i viktimave do të bëhet në bazë të ADN-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shënuar sukseset më të…