Edita Tahiri mbron pozicionin e Gjermanisë për kufijtë

01 nëntor 2018 | 16:25

Ish-ministrja për Dialog, njëherësh edhe ish-shefe e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka ripërsëritur qëndrimin e saj për ndryshimin e kufijve.

Ajo ka thënë se ndryshimi i kufijve sjell paqëndrueshmëri në Ballkan dhe luftëra të reja.

“Pozicioni i Gjermanisë kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor mbështetet gjerësisht nga Kosova. Ajo ruan paqen, parimet e BE-së dhe të ardhmen evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë këtu edhe Kosovën. Ndryshimet kufitare sjellin paqëndrueshmëri dhe luftëra të reja”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e saj në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina, sh.a”, Kujtim Xhelili,…