Kompania ajrore Germania nga viti i ardhshëm edhe në Kosovë

01 nëntor 2018 | 19:51

Kompania e pavarur ajrore Germania, nga data 31 Mars 2019, do të stacionoj një Airbus A319 me kapacitet prej 150 ulëseve, në Aeroportin e kryeqytetit të Kosovës, në Prishtinë. Së bashku me partnerin “Air Prishtina”, Aviokompania do të zgjerojë rrjetin e fluturimeve në fillim të sezonës verore 2019, duke hapur ndër të tjera edhe linja të reja nga Prishtina për në Stuttgart, Hamburg dhe Hannover. Linjat ekzistuese të cilat realizohen në bashkëpunim me partnerin për dhe nga München, Düsseldorf, Basel/Mulhouse dhe Verona do të vazhdojne të operohen edhe më tutje.

Gjatë një konference për shtyp Germania dhe Air Prishtina,  kanë shpalosur para mediave vendore planet e tyre për vitin e ardhshëm. Prezent në këtë konferencë ishte dhe Shkelqësia e tij Christian Heldt, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, i cili komentoje planet e të dyja kompanive, si vijon: Me pothuajse 300,000 udhëtarë gjatë vitit 2017, Germania është transportuesi nr.1 që operon në Aeroportin e Prishtinës. “Me fluturimet shtesë që operohen nga Aviokompania Germania prej Aeroportit të Prishtinës si bazë, shpresoj që Gjermania së shpejti të jetë edhe destinacioni nr.1 i udhëtarëve.  “Jam krenar dhe i lumtur se një transportues ajror gjerman që luan një rol kaq të rëndësishëm, dëshiron të trajnojë e së shpejti edhe të operojë me ekuipazh kosovar dhe personel tjetër të stacionuar këtu”, ka deklaruar Heldt.

Sieghard Jähn, anëtar i Bordit drejtues të Grupit Germania, në veçanti vlerëson bashkëpunimin e frytshëm me “Air Prishtina”. “Partneriteti ndërmjet Germania dhe Air Prishtina është i ngushtë dhe bazohet në besimin reciprok. Nga zhvillimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit përfitojnë të dyja kompanitë në masë të madhe. Rëndësia enorme e Air Prishtina në këtë regjion për Aviokompaninë Germania, është çelësi kryesor për zhvillimin e tregjeve të reja”, ka  deklaruar ai.

Germania dhe Air Prishtina bashkëpunojnë ngushtë që nga viti 2012 në linjat në mes Gjermanisë dhe Kosovës.

Leyla Ibrahimi, kryesuese e bordit drejtues të Air Prishtina, deklaroi se me stacionimin e një aeroplani në Prishtinë, janë krijuar mundësitë që “Air Prishtina”, si specialiste në këtë treg, të zhvillohet dhe të zgjerojë planin e fluturimeve më tej. Kjo është konsekuencë logjike e bashkëpunimit shumëvjeçar dhe të besueshëm, i cili bazohet në fleksibilitet

dhe në vendimmarrje të shpejtë.

Partner i rëndësishëm në regjion është edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës. Kryesuesi i bordit Haldun Firat Koktürk, e pret me pozitivitet stacionimin e aeroplanit të Aviokompanisë Germania. “Në emër të të gjithë ekipit të Aeroportit Nderkombetar Limak Kosovo, jemi të lumtur që një Aeroplani të Aviokompanisë Germania ti japim një shtëpi të dytë. Ky është një hap i rëndësishëm për Aviokompaninë Germania, aeroportin tonë dhe Republikën e Kosovës. Bashkëpunimi ynë i suksesshëm me Aviokompaninë Germania mundëson që udhëtarët tanë të zgjedhin destinacione të ndryshme dhe krahas kësaj të rritet edhe numri i udhëtarëve në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh ai.

Claus Altenburg, drejtor i shitjes në Aviokompaninë Germania, për stacionimin e Airbus A319, ka thënë se në vitin 2019 presin një rritje të kërkesës për fluturime nga Kosova, në veçanti për në Gjermani. “Me stacionimin e një aeroplani në Prishtinë, Germania dhe Air Prishtina janë të përgatitur maksimalisht, që të reagojmë shpejtë dhe në çdo kohë për çfarëdo zhvillimi të ri”,  ka deklaruar Altenburg.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-lojtari i Interit, Juventusit e Milanit, Christian Vieri, ka kritikuar…