Pas propozimit të ministrit Gashi, Kuvendi miratoi një sërë ligjesh

02 nëntor 2018 | 13:51

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë miratuar në lexim të parë projektligjet: Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-097 për Bibliotekat; Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë; Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-075 për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive; Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponzorizime në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit dhe Ligji Nr. 04/L-075 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 për Sport dhe Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka falënderuar deputetët që votuan pro miratimit të këtyre ligjeve që janë në interes për fushat që ka në përgjegjësi MKRS-ja.

Gjithashtu, ministri Gashi ka falënderuar edhe të gjithë ata që kanë kontribuuar drejtpërdrejtë në përgatitjen e projektligjeve në fjalë.

“Hartimi dhe zbatimi efektiv i legjislacionit përkatës mbetet prioritet i rëndësishëm. Së këndejmi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes Projektligjeve të sipërshënuara ka bërë harmonizimin e dispozitave përkatëse. Prandaj, kalimi i propozimeve të MKRS-së nga ana e Kuvendit, plotëson objektivat strategjike të ministrisë por edhe kompleton harmonizimin e këtyre projektligjeve me ligjet tjera të Kosovës”, është shprehur ministri Gashi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festa e “Halloëeen-it” ka bërë që të gjitha personazhet e…