Bostoni e njofton Milwaukeen me humbje

02 nëntor 2018 | 15:46

Pas shtatë fitoresh radhazi bie edhe skuadra e Milwaukee, e vetmja që nuk kishte pësuar asnjë humbje në NBA. Skuadra e Bucks u mund 117-113 nga Boston, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Irving me 28 pikë ishte lider në fushë për Celtics, ndërsa për Milwaukee nuk mjaftuan 33 pikët e 11 rebaund të Antetokounmpo për të evituar humbjen. Sërish humbje për Cleveland, që u mund 110-91 nga Denver, ndeshje me dy pamje: Më e mirë për Cavaliers në të parën, ndërsa në të dytën erdhi përmbysja Pistons. Hernangomez, që e nisi ndeshjen nga stoli, realizoi 23 pikë për Boston, duke qenë më i miri në fushë. Moment i mirë në kampionat për Oklahomën, që korri fitoren e tretë radhazi, duke mundur 111-107 Charlotte në fushën e kësaj të fundit. Sfidë emocionuese në minutat e fundit, me Westbrook që realizoi 29 pikë e 10 asist për Thunder, mbështetur edhe nga Schroder me 21 pikë. Fitore të lehtë korri edhe Portlandi, që mundi 132-119 New Orleans, me Lillard që realizoi 26 pikë, suksesi i gjashtë për Portland, që ndodhet i treti në renditje në Perëndim.

Skuadra e Sacramento, falë 31 pikëve e 15 asist të Fox, mundi 146-115 Atlanta në fushën e këtij të fundit, ndërsa Philadelphia fitoi 122-113 ndaj Clippers, ndeshje ku u dallua Embiid me 41 pikë e 13 rebaund. /Telesport/

Rezultatet

Charlotte – Oklahoma    107-111
Cleveland – Denver        91-110
Philadelphia  –  Clippers 122-113
Atlanta – Sacramento     115-146
Boston – Milwaukee       117-113
Portland – New Orleans 132-119

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…