Gani Krasniqi, kryetar i Taekwondos

02 nëntor 2018 | 18:09

Federata e Taekwondos së Kosovës ka zgjedhur organet e reja drejtuese në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor, të thirrur nga Këshilli Iniciues, i dalë nga marrëveshja e arritur mes të gjitha klubeve aktive të këtij sporti.

Në Kuvendin e mbajtur të premten në sallën e Shtëpisë së Sportit në Prishtinë kryetar u zgjodh Gani Krasniqi, i cili mori 22 vota, asnjë kundër, asnjë abstenim. Nënkryetar u zgjodh Nuhi Gashi, sekretar i përgjithshëm Enis Qaflleshi. U zgjodh edhe Bordi Ekzekutiv prej shtatë anëtarëve. Të pranishëm në Kuvend ishin 11 klube me 22 delegatë. Kuvendi u vëzhgua edhe nga sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, anëtari i Bordit të KOK-ut, Ramadan Selimi dhe drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, të cilët përshëndetën mbajtjen e këtij Kuvendi dhe uruan drejtuesit e rinj, me shpresën se problemet maratonike të trashëguara prej vitesh kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Kuvendi Zgjedhor i FTK-së u organizua pas ftesës së KOK-ut për të mbajtur një Kuvend të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, si zgjidhja e vetme për t’i mënjanuar pakënaqësitë e mëdha. Pas më shumë se një dekade, komuniteti i taekwondos me Kuvendin e mbajtur Zgjedhor është bërë unik, duke përfshirë të gjitha klubet aktive të këtij sporti, ndërsa prej tani të gjithë taekwondistët do t’i kenë mundësitë e barabarta. KOK përgëzon komunitetin e taekwondos për zgjedhjen e organeve të reja, duke iu uruar suksese drejtuesve të rinj dhe taekwondistëve të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë në gara ndërkombëtare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tenisti zviceran Roger Federer ka deklaruar se nuk ka asnjë…