Musliu: Asnjë zyrtar i AKI-së nuk është përfshirë në aksident komunikacioni

02 nëntor 2018 | 20:44

Zëvendëskryetarja e Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ganimete Musliu, ka demantuar lajmet në disa medie se Policia e Kosovës ka zhdukur gjurmët e krimit të një zyrtari AKI-së.

Ajo në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se asnjë zyrtar i AKI-së nuk është përfshirë në aksident komunikacioni.

Postimi i plotë i Musliut:

Me shkas: 

Menjëherë pas publikimit të artikullit Policia “zhdukë ” gjurmet e krimit të një zyrtari të lartë të AKI-së të publikuar sot në gazetën “Koha Ditore”, kam kërkuar sqarim nga AKI për ttë e mësuar të vërtetën rreth këtij rasti. Zyrtarisht jam njoftuar se ky lajm nuk përkon me realitetin dhe se asnjë veturë e AKI e drejtuar nga zyrtar i saj nuk ka shkaktuar aksident trafiku siç pretendohet në artikullin e “Kohës Ditore”. 

Të gjitha faktet dhe rrethanat janë verifikuar lidhur me këtë pretendim dhe për informimin e opinionit të gjerë ju njoftoj së personi me inicialet H.M është Haxhi Manaj, dhe i njejti ka pësu aksident me datën 14.05.2018 mirëpo raporti i PK është dorzu në zyrën e Prokurorit te Shtetit me datën 17.05.2018, ku i dyshimtë në këtë rast eshtë vozitesi i automjetit “Peugeot”, Hamza Sopa, me targa të Francës me numër 284AXK 51. I njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe më vonë është gjetur nga PK, dhe rasti është në Prokurori. Përfundimisht ju njoftoj se asnjë automjet dhe zyrtar të AKI nuk kanë qenë të përfshirë në këtë rast.

Si zv.kryetare e parë e Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, ju siguroj se do të jemi në krye të detyrës për të ushtruar kontroll demokratik mbi këtë institucion mbi bazën e kompetencave ligjore që na i lejon mandati ynë si deputet, po ashtu do të reagojmë pas çdo lajmi për të ju ofruar qytetarëve të vërtetën. AKI është institucioni më i lartë i sigurisë në vend dhe nuk guxojmë për asnjë qast qoftë për arsye personale apo çfardo qofshin ato ta damtojme imazhin dhe kredibilitetin e këtij institucioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar në 29-vjetorin e…