Haradinaj: Uniteti për dialogun duhet të arrihet si për ushtrinë

02 nëntor 2018 | 21:50

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se si koalicion qeveritarë janë të gatshëm që të arrijnë konsensus me opozitën rreth dialogut me Serbinë.

Haradinaj deklaroi se konsensusi në dialog ndihmon liberalizimin e vizave si dhe zhvillimin ekonomik. “Nëse ne ecim mirë ne dialog, jo ndihmon edhe temat tjera, edhe liberalizimin e vizave edhe zhvillimin ekonomikë. Vetë shkuarja jonë në seancë të thirrur nga opozita është dëshmi që kemi qenë të gatshëm të ofrojmë konsensus. Me vjen keq që nuk është kryer ajo punë”, ka thënë Haradinaj në një intervistë në “RTK”.

Ai po ashtu ka thënë se qëndrimi i tij për ndryshimin  kufijve me Serbin mbetët i njëjtë. “Mendoj se është mirë me gjete një mes, qërimi im për territorin, dihet dhe nuk ka lidhje se çka ndodh, ne ju kemi bë me dije miqve ndërkombëtarë dhe na kanë përkrahe”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar udhëheqësin e Zyrës…