Opozita ishte e interesuar të dështojë rezoluta për dialogun

03 nëntor 2018 | 07:36

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka bërë fajtore opozitën për dështimin e rezolutës për dialogun me Serbinë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LV) nuk ishin të interesuara ta arrijnë konsensusin për këtë çështje, duke shtuar se këto subjekte në mënyrë ta pashpjegueshme kanë refuzuar propozimet e pozitës për plotësimin e kësaj rezolute.

“Opozita nuk ishte e interesuar të kishte pajtim për këtë çështje, sepse duket se ishte e interesuar të dështojë. Për LDK-në dhe LV-në më e rëndësishme ishte forma sesa përmbajtja. Ata e kishin një propozim që rezoluta të plotësohej edhe me pika të shumicës, që ishin shumë korrekte, të plota dhe të favorshme, por pashpjegueshëm i refuzuan. Unë e kam ditur që në mëngjes që rezoluta do të dështonte, sepse dukej se nuk kishte gatishmëri që të kalohej. Edhe sikur të kishin debatuar me javë, nuk do të kishte marrëveshje”, ka thënë Nitaj.

Nitaj ka thënë se nuk e ka kuptuar mungesën e liderit të LV-së, Albin Kurti, në votimin e 

“Besoj se nuk do të rreshtin përpjekjet për konsensus. Por, sa i përket ekipit, unë nuk e kuptoj pse Qeveria kërkon votim në kuvend. Ajo e ka mandatin ta caktojë ekipin vetë. Ajo duhet të ketë kujdes që marrëveshjen ta bëjë të atillë që të marrë dy të tretat e votave, se ekipi nuk është punë e Kuvendit. Platforma po”, ka vlerësuar Nitaj.

Ai ka treguar se pozita nuk do të ndalet së kërkuari konsensus kombëtar për fazën finale të dialogut Kosovë Serbi.

Kurse sa i përket kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja, Nitaj ka thënë se edhe 100 herë po të mbahen zgjedhjet, situata do të jetë e njëjtë.

“Edhe 100 herë mund të mbajmë zgjedhje dhe situata do të mbetet po kjo që është. Nuk është bllokuar procesi për shkak të zgjedhjeve, por për shkak tëvetëdijes që e kemi. Ne nuk mund të ndërrojmë brenda natës. Do t’i mbeteshim të njëjtit edhe pas zgjedhjeve. Bile edhe Hashim Thaçi, për të cilin po bëhet gjithë kjo lëmë, do të mbetet president”, ka theksuar Nitaj.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në “DPT te Fidani’ në T7 është i ftuar…