Barça e grumbullon Messin për ndeshjen ndaj Interit

05 nëntor 2018 | 10:43

Ernesto Valverde, nëpërmjet profilit të Barcelonas në “Twitter”, ka zyrtarizuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen që skuadra e tij do të luajë të martën në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

Në listë është përfshirë edhe emri i Leo Messit, i cili duket se ka rikuperuar në kohë rekord nga dëmtimi i pësuar në krah kundër Sevillas.

Por, duke u bazuar te mesazhi i postuar nga klubi katalanas në “Twitter”, stafi mjekësor nuk ka dhënë miratimin për kthimin e argjentinasit në fushën e lojës dhe, për rrjedhojë, nuk dihet akoma nëse ai do të luajë kundër Interit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshe nga vendi ynë ku po mban mot pranveror, në…