Buja: Pas dënimit tim shpresoj të liberalizohen vizat

05 nëntor 2018 | 10:55

Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, pas shpalljes së aktgjykimit me të cilin ai u dënua me tri vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare në kohën kur e drejtonte Komunën e Lipjanit, shpreson që liberalizimi i vizave të ndodh.

“Pas dënimit tim shpresoj të liberalizohen vizat”, ka thënë Buja.
Buja ka thënë se në këtë vendim ka dorë politika. “Janë njerëzit e politikës që nuk e duan konkurrencën politike”, është shprehur ai, duke mos dashur që të përmend emra konkret për këtë deklaratë.

Buja akuzohej nga Prokuroria për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar nga komuna e Lipjanit me kompaninë “NEW Co Feronikel Complex LL. C.”.

Bashkë me Bujën, të akuzuar në këtë rast ishin edhe nëntë persona të tjerë.

Komuna e Lipjanit në kohën kur drejtohej nga Shukri Buja, më 21 mars 2008 kishte nënshkruar memorandum me “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” për dhënien me qira kësaj kompanie një ndërtesë të laboratorit në Lipjan.

Sipas aktakuzës, në memorandum ishte përcaktuar që “NEW Co Feronikel Complex LL. C.” të paguajë nga një euro në muaj qira për objektin e laboratorit, ndërsa kompanisë ky laborator i ishte dhënë për 10 vjet.

Me këtë Prokuroria pretendonte se i është shkaktuar dëm Komunës së Lipjanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre vjet burgim…