Bëhen homazhe te varri i Astrit Deharit në dyvjetorin e vdekjes

05 nëntor 2018 | 11:10

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, familjarë, dhe miq kanë bërë homazhe sot te varri i Astrit Deharit në dyvjetorin e vdekjes së tij.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se drejtësia e Astritit në Kosovë është vet liria.

“Astriti ishte i lëvizjes e tash jemi ne të tij. Ka qenë i studentëve, i shoqërisë dhe i kombit, i të varfrit dhe i të papunit, i të gjithëve përveç i vetes së tij. Astriti nuk ka qenë , por është. Është frymë që na shtyn, nuk na mungon neve, vetëm ne mund t’i mungojmë atij. I përkulemi me mall”, ka deklaruar Kurti.

Kurse babai i Astritit, Avni Dehari, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit duke thënë se mbështetja e tyre i bën krenarë.

Përpos homazheve të varrezat, aktivistë të Vetëvendosjes do ta vizitojnë edhe familjen Dehari si dhe do të vendosin tabelën në një rrugë të Prishtinës me emrin “Arbënor dhe Astrit Dehari”.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren në rrethana ende të paqarta.

Fotografia e Rexhep SelimiFotografia e Rexhep Selimi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Torontos ka triumfuar 121-107 ndaj Lakersav, takim zhvilluar…