Rasti Khashoggi: Sauditët ‘dërguan ekspertë për të fshehur provat’

05 nëntor 2018 | 14:19

Arabia Saudite ka dërguar një toksikolog dhe një ekspert kimik në konsullatën e saj në Stamboll, pas vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, i ka thënë “BBC”-së një zyrtar turk.

Sauditët e kanë pranuar se Khashoggi është vrarë muajin e kaluar, por kanë qenë të lëkundur në deklarata për atë që ka ndodhur.

Hetuesit turq besojnë se ai është ngufatur deri në vdekje dhe se më pas është gjymtuar.

Dy nga djemtë e Khashoggit bënë një thirrje emocionuese të dielën, në një intervistë për rrjetin “CNN”.

“E gjitha që duam tani është ta varrosim trupin e tij në varrezën al-Baqi në Medinë”, ka thënë Salah Khashoggi.

Gazetari ka qenë kritik i sundimtarëve në Arabinë Saudite. Ai është vrarë pasi ka hyrë në konsullatën e vendit të tij në Stamboll, më 2 tetor.

Komentet e bëra publike të hënën pasojnë një raport në gazetën e përditshme turke Sabah, se Arabia Saudite ka dërguar në Stamboll kimistin Ahmed Abdulaziz Aljanobi dhe ekspertin e toksikologjisë, Khaled Yahya al-Zahran, si pjesë e një delegacioni të ngarkuar me fshirjen e provave në konsullatë.

Gazeta pretendon se ekipi e vizitoi ndërtesën çdo ditë nga 12 tetori deri më 17 tetor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe shefja e Programit…