Nxënësit e Prizrenit me aktivitete për pastrimin e ambientit

05 nëntor 2018 | 16:41

Komuna e Prizrenit krahas aktiviteteve në klasë për ngritjen e vetëdijesimit të nxënësve për mbrojtjen e ambientit dhe reciklimin e mbeturinave, është duke zhvilluar edhe aktivitete në terren, ku me anë të pastrimit të mbeturinave përreth shkollave po dëshmohet rëndësia që duhet t’i kushtohet ruajtjes së mjedisit.

Sipas kësaj komune, aktivitetet e tilla janë duke u organizuar në shkollat “Haziz Tolaj”, “Mustafa Bakiu” dhe “Abdyl Frashëri”, në kuadër të projektit të përbashkët të Komunës së Prizrenit, Zyrës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe organizatës GAC.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në…