A do të bëjë PSD-ja koalicion me PDK-në?

05 nëntor 2018 | 17:34

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mohuar zërat për një koalicion të mundshëm me PDK-në në kryeqytet.

Ai ka thënë se nuk ka kurrfarë diskutimesh me PDK-në për ndonjë koalicion të mundshëm.

“Sot lexova në ‘lajme’ që qenkemi para koalicionit me PDK në Prishtinë. Nuk ka asgjë të vërtetë dhe nuk kemi qenë dhe nuk jemi në kurrfarë diskutimesh për këtë gjë. Është interesant të kuptohet se kush po i nis këto thashetheme”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Interit, Borja Valero beson se skuadra italiane mund…