Thaçi: Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e dialogut me Serbinë

06 nëntor 2018 | 11:05

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, kanë folur për zhvillimet në vend por edhe perspektivën e Kosovës dhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së.

Pas takimit me Kurzin në Prishtinë, presidenti ka theksuar se Kosova si shteti më proevropian në rajon, e ka bërë të qartë vizionin e saj për BE dhe NATO. 

Ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjes gjithëpërfshirëse që nënkupton njohje reciproke, anëtarësim në BE dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. 

“Dëshiroj t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj personale dhe Austrisë për anëtarësim të Kosovës në Interpol dhe tjerat organizata dhe përkushtimin tuaj që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin pa viza. Shpresoj dhe besoj që vizita juaj në Kosovë dhe Serbi të jetë një impuls i ri për arritjen e marrëveshjes paqësore”, është shprehur presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka thënë se shteti i…