LDK-ja merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Helsinki

06 nëntor 2018 | 11:11

Sot, udhëtoi për në Helsinki delegacioni i LDK-së i cili merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane. Delegacionit i prin Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së.

Kongresi i EPP-së mbahet me 7 dhe 8 nëntor në Helsinki dhe në fokus ka përgatitjet për zgjedhjet evropiane të vitit 2019.

Njëkohësisht, do të diskutohen poashtu edhe çështjet me interes madhor për qytetarët evropian si sfidat e migrimit ilegal, çështjet e sigurisë, konkurrenca globale dhe ndryshimet klimatike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se me kancelarin…