Daut Haradinaj: Vepra e Tonit dhe Micit, frymëzim për liri

06 nëntor 2018 | 13:16

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka përkujtuar disa nga themeluesit e  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici.

Ai ka thënë se Xhelali dhe Selajdini me shokë ishin të palodhshëm në rrugëtimin tonë për liri.

Sipas Haradinajt, vepra e tyre mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit.

“Sot me krenari kujtojmë disa nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhelal Hajda-Toni dhe Selajdin Mullabazi-Mici së bashku me shokët Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri. Xhelali dhe Selajdini me shokë ishin të palodhshëm në rrugëtimin tonë për liri. Vepra e tyre mbetet frymëzim i përhershëm për të gjithë brezat për lirinë e vendit. Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hulumtuesi i lartë i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Artan…