Shala në terren, inspekton zbatimin e urdhëresës që ndalon shitjen e duhanit dhe alkoolit për të miturit

06 nëntor 2018 | 14:29

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka dalë në terren për ta parë nga afër implementimin e nenit 15 të Ligjit Nr.06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, që ndalon shitjen e duhanit dhe pijeve alkoolike për personat nën moshën 18 vjeç.

Bashkë me Inspektoratin e Tregut, ministri Shala ka qenë në një market duke parë nga afër vendosjen e shenjave që tregon se ndalohet shitja për të miturit.

“Në mungesë të implementimit të ligjit në tërësi për mbrojtjen e konsumatorit, respektivisht nenit 15, që e përcakton që duhani dhe pijet alkoolike janë të ndaluara të shiten dhe të shërbehen për të miturit nën moshën 18-vjeçare, unë dje kam marrë një urdhëresë me të cilin kam urdhëruar Inspektoratin e Tregut të MTI-së, që të implementohet në përpikmëri ligji. Vizita ime ka të bëjë me zbatimin e këtij ligji në kompaninë ‘Elkos’, e cila e respekton këtë ligj dhe unë i falënderoj dhe i sigurojë qytetarët e Kosovës, që në bashkëpunim me inspektoratet komunale, do t’i rrisim inspektimet në të mirë të konsumatorit”, ka theksuar ministri Shala.

Në rast të moszbatimit të këtij ligji, ministri Shala ka paralajmëruar se do të ketë gjoba, që i parasheh ligji.

“Dënimet janë të parapara me ligj dhe këto janë detaje që inspektorati i merr këto masa dhe ligji e përcakton që shitësi është i obliguar në rast kur dyshon, që përmes dokumentit të identifikimit ta shes produktin”, ka thënë Shala.
Ministri ka bërë me dije se ky inspektim do të përfshijë të gjitha pikat shitëse në tërë territorin e Kosovës.

“Vizita ime këtu ka të bëj me një paralajmërim për të gjithë shitësit tjerë që ta respektojnë nenin dhe ligjin në tërësi”, ka thënë Shala.

Selvete Abazi nga “Elkos” ka pohuar se ky vendim është i mirëpritur dhe do ta respektojnë në tërësi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se kancelari…