Mediet serbe: Shaqiri na ka borxh gjithçka

06 nëntor 2018 | 15:29

Mungesa e Xherdan Shaqirit mesa duket ka tërbuar serbët, të cilët kishin bërë gati ofendimet ndaj shqiptarit për ndeshjen e sotme të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Së fundmi mediet serbe kanë shkuar një artikull për 27-vjeçarin ku tregohet se ata janë shpëtimtarët e Shaqirit. Bëhet fjalë për një deformim në këmbën e djathtë të mesfushorit, në kohën kur ai lindi dhe gjithmonë sipas medieve serbe, Shaqiri ishte kuruar në Serbi.

“Shaqiri ishte me një deformim të lindur të këmbës së djathtë, këmbët e tij u kthyen nga brenda për shkak të mungesës së hapësirës në stomakun e nënës së tij dhe menjëherë pas lindjes, ai u dërgua nga Gjilani në Vranjë dhe pastaj në Beograd në Tirshov, ku ai u trajtua nga mjeku ynë i famshëm me një metodë rovolucionare, një ekspert për deformime të tilla. Është e pafalshme sesi Shaqiri shfrytëzon çdo rast për të na provokuar, ndërkohë që na ka borxh gjithçka”, shkruhet në artikull.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi…