ISIS-i ka lënë rreth 200 varreza masive në Irak

06 nëntor 2018 | 15:29

Më shumë se 200 varreza masive me mijëra trupa janë gjetur në zonën e Irakut, që dikur janë kontrolluar nga grupi militant, Shteti Islamik (ISIS), ka thënë një hetim i Kombeve të Bashkuara.

Varrezat janë gjetur në zonat veriore dhe ato perëndimore, përkatësisht në Nineveh, Kirkuk, Salahuddin and Anbar.

Sipas raportit në këto varreza ka mundësi që janë trupat e rreth 12 000 viktimave.

Ky grup ekstremist pati fituar kontrollin e një pjese të territorit të Irakut më 2014, duke imponuar regjim brutal, pasi zakonisht ka vrarë të gjithë ata që kanë kundërshtuar urdhrat.

Ky grup ka humbur kontrollin e pjesëve më të mëdha që ka kontrolluar pas një fushate ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat e Qeverisë irakiane, në një operacion tokësor, pavarësisht se në disa zona të vogla, aktiviteti i ISIS-it vërehet ende.

Raporti përmend se në varreza ka të dhëna kritike, të cilat jo vetëm që do të ndihmojnë në identifikimin e viktimave, mirëpo edhe do t’iu ndihmojnë prokurorëve që të nisin raste për krime lufte, krime kundër njerëzimit duke mos përjashtuar edhe mundësinë e gjenocidit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungesa e Xherdan Shaqirit mesa duket ka tërbuar serbët, të…