Liverpoolit i kushton mungesa e Shaqirit në Beograd

06 nëntor 2018 | 20:58

Liverpooli ka humbur sonte me rezultat 2-0 në stadiumin “Rajko Mitic” në Beograd kundër Crvena Zvezdes. Në një ndeshje që para saj u përcoll me mesazhe të ndryshme politike dhe u morë shumë e lehtë nga Liverpool dhe trajneri Jurgen Klopp doli më ndryshe. Mungesa e Shaqirit u vrejtë sonte në këtë ndeshje pasi që Liverpool nuk pati kreativitet në mesfushë, ashtu sikurse e pat para dy jave në “Anfield Road”.

E quajti një qytet të mrekullueshëm por nga sot Beogradi do të mbetet qytet i zi në mendjen e Liverpoolit dhe trajnerit të kësaj skuadre, Jurgen Klopp.

Sonte Liverpool pësoi me rezultat 2-0 në Beograd kundër Crvena Zvezdës , për të rrezikuar shumë kalimin e grupit në Ligën e Kampionëve, pasi që dy ndeshjet e radhës të The Reds janë tepër të vështira, me Napolin dhe Paris Saint-Germain që po ashtu janë në pozitë të mirë për kualifikim.

Pjesa e parë e finalistit të Ligës së Kampionëve fillojë paksa me e zbehtë, me serbët që kërkonin më shumë dhe disa herë ju ofruan portës së Alisson.

Mungesa e Shaqirit dhe një mesfushori u vrejtë shumë sonte për Liverpool, pasi që skuadra nuk krijoi shumë raste serioze para golit të portierit serb Milan Borjan.

Crvena Zvezda e nisi shumë më mirë pjesën e parë. Marko Marin pati mundësinë e parë për gol derisa deri në minutën e 10’të serbët kishte momente kur e kishin përqindjen e topit deri më 65 për qind.

Pas kësaj, Zvezda e pati një mundësi të mirë për gol, me Pavkov por priti Alisson.

Mundësia më e mirë në minutat e parë për Liverpoolin erdhi me Sturridge por ai goditi topin lart portës edhe pse duhej vetëm ta plasonte në rrjete.

Serbët marrin pësëri kontrollin e ndeshjes nga minuta e 20’të, ku në minutën e 22’të, Pavkoc shënon me kokë pas një ndërprerje.

Zvezda vazhdoi lojën dhe në minutën e 29’të shënoi edhe golin e dytë, kësaj radhe me një goditje nga larg nga Pavkoc që Alisson nuk arriti që ta priste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj,…