Ofensiva diplomatike serbe të ndalet përmes dialogut të Brukselit

07 nëntor 2018 | 08:12

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë ftuar institucionet e Kosovës që ofensivën e diplomacisë serbe kundër Republikës së Kosovës ta ndalin përmes dialogut të Brukselit. 

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Kosova duhet ta kërkojë respektimin e marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013 ose të tërhiqet nga procesi për normalizim të raporteve në mes të dy shteteve. 

“Më vjen keq që gjithmonë po jemi të vonuar në këtë drejtim. Mendoj se këtë politikë destruktive është dashur ta sanksionojmë në procesin e negociatave të Brukselit. Pra, është dashur që kjo çështje të diskutohej në tryezën e bisedimeve dhe të kërkohet ndërprerja e këtyre veprimeve”, ka thënë Hoti. Madje, sipas tij, Kosova është dashur ta ndërpresë këtë dialog nëse Serbia nuk do të hiqte dorë prej veprimeve kundër Kosovës. 

“Ndoshta është dashur edhe të kërkohet ndërprerja e këtij procesi të dialogut derisa pala serbe nuk e respekton marrëveshjen e prillit të vitit 2013, ku palët marrin obligime që të mos pengojnë njëra-tjetrën në ecjen përpara. Në këtë drejtim duhet të riaktualizohet shumë shpejt kjo çështje në dialog dhe t’i bëhet me dije Serbisë përmes Brukselit që veprimet e tilla janë të papranueshme. Pra, në rastin më ekstrem, ndoshta do të duhej të hiqej dorë fare nga dialogu”, ka thënë Hoti.

Kurse Jetlir Zyberaj, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova po përdor shumë instrumente diplomatike për ta kundërshtar lobimin e Serbisë kundër Kosovës.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja e luajtur në “San Paolo”, ashtu si ajo e…