Turqia nuk do të zbatojë sanksionet e ShBA-së kundër Iranit

07 nëntor 2018 | 11:20

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se Turqia nuk do të respektojë sanksionet amerikane në naftën iraniane dhe industrinë e transportit, kur lehtësira e siguruar nga Uashingtoni të skadojë pas gjashtë muajve.

“Këta janë hapa që synojnë të destabilizojnë botën. Ne nuk duam të jetojmë në një botë imperialiste”, ka thënë Erdogan para gazetarëve në Ankara më 6 nëntor.

“Ne nuk do të zbatojmë këto sanksione. Ne blejmë 10 milionë metra kubë të gazit natyror. Ne nuk mund të lejojmë që njerëzit të kenë të ftohtë gjatë motit të ligë”, ka thënë ai.

Uashingtoni ka rivendosur sanksionet kundër Iranit më 5 nëntor, pasi është larguar nga pakti i vitit 2015 që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lawrence duket se nuk mund të rrijë larg të…