​Allegri: Ronaldo do të shënojë kundër Unitedit

07 nëntor 2018 | 13:40

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se ylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo, do të arrijë të shënojë gol në ndeshjen e sotme kundër ish-klubit të tij, Manchester Unitedit.

Ronaldo ende nuk ka arritur të shënojë ndonjë gol për Juventusin në gara evropiane, pasi që ishte larguar nga ndeshja kundër Valencias për shkak të ndëshkimit të kartonit të kuq.

Megjithatë, përkundër që nuk arriti të shënojë gol, ai e ndihmoi mjaft shumë skuadrën e tij të re të siguronte fitore ndaj ish-klubit të tij dy javë më parë, kur Juventusi fitoi me rezultat 1-0 në Old Trafford. Allegri ka thënë se Ronaldo, i cili është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve, do të shënojë gol edhe kundër Manchester Unitedit sot, pasi që atij i ishte nevojitur vetëm pak kohë derisa të përshtatet.

“Ai do të shënojë të mërkurën. Ai nuk luajti në ndeshjen e parë dhe nuk luajtur as në ndeshjen e dytë. Deri më tani, ka luajtur në vetëm një ndeshje dhe aty arriti ta bëjë një asistim”, ka thënë Allegri në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Dua të them, nuk është se ai ka luajtur në shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve deri më tani për ta kritikuar për mungesën e golave”.

Juventusi ka arritur t’i fitojë të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve deri më tani dhe ata do ta sigurojnë kualifikimin nga vendi i parë nëse arrijnë të fitojnë sot kundër “Djajve të kuq”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar në lexim të…