Në Akademinë për Siguri Publike filloi konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare

07 nëntor 2018 | 16:56

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka filluar konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare me temën “Institucionet arsimore të sigurisë publike, faktor kyç në forcimin e rendit dhe sigurisë”, e cila është organizuar në bashkëpunim me projektin e binjakëzimit qëllimi i së cilës ishte debati rreth forcimit të arsimit n fushën e sigurisë.

Në fjalën e tij ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka thënë se Akademia e Kosovës për Siguri Publike me vet ekzistimin e saj është tregues se rendi dhe siguria në shtet, fillojnë nga një bazament i fuqishëm arsimor, ku numri i madh i zyrtarëve të institucioneve të sigurisë tregon për punën e madhe që është bërë dhe po vazhdon të bëhet në këtë institucion arsimor, unik për vendin.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, në hapjen e kësaj konference ka thënë se sfida e sigurisë është preokupimi kryesor i një vendi.

Duke folur për mbështetjen ndërkombëtare që ka Akademia, drejtori Smakiqi ka thënë se kjo i ka mundësuar Akademisë që të futet në ciklin e krijimit të programeve profesionale dhe programeve studimore më standarde evropiane dhe më gjerë.

Në këtë konferencë drejtori Smakiqi foli edhe për proceset nëpër të cilat ka kaluar Akademia, siç janë procesi i akreditimit nga autoritetet kombëtarë dhe ndërkombëtare.

Ai ka vlerësuar se këto procese kanë bërë këtë institucion shumë të rëndësishëm për vendin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari…