Shpend Ahmeti shkarkon dy drejtorë të Vetëvendosjes

07 nëntor 2018 | 22:24

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkarkuar nga pozita e drejtorit të shëndetësisë Arben Vitinë dhe Nora Kelmendin nga Drejtoria e Kadastrit, të dy anëtarë të lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë për “Klan Kosova” e ka konfirmuar vetë i pari i kryeqytetit Shpend Ahmeti.

@Relacioni PSD-VV nuk mund të vazhdojë pa marrëveshje e kjo po shkakton edhe telashe në qeverisje me ose pa dashje. Derën e kanë hapur por jo kështu”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa Yll Rugova, drejtor i Kulturës nuk është shkarkuar por ai përmes një statusi në “Facebook” ka treguar se do të bisedojë me partinë për të marrë një qëndrim nëse do të vazhdojë të jetë ende drejtor në komunë të udhëhequr nga Ahmeti.

Rugova shtoi se ka pak gjasa të vazhdojë më tutje punën në komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skënder Berisha, këshilltari për medie i ministres së Integrimit Evropian,…