Ministri Matoshi dhe ambasadori Minxhozi koordinohen për mbledhjen e dy qeverive

09 nëntor 2018 | 16:23

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi, të premten ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka diskutuar për parapërgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë- Shqipëri që do të mbahet më 26 nëntor në Komunën e Pejës.

Ministri Matoshi dhe ambasadori Minxhozi kanë biseduar për përgatitjet përfundimtare për shpalljen e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur ndërkufitare Kosovë- Shqipëri dhe shndërrimin e tij në atraksion turistik.

Shpallja e malit të Pashtrikut si zonë e mbrojtur është paraparë në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë gjatë vitit 2017 me qëllim të zhvillimit të qëndrueshëm për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit, shëndetit dhe mirëqenien e qytetarëve të dy vendeve.

Gjatë këtij takimi ministri Matoshi dhe ambasadori Minxhozi kanë folur edhe për mundësin e zhvillimit të Junikut dhe Tropojës si  dhe mundësin e krijimit të fondeve për pastrimin e liqenit të Fierzës.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i…