Haradinaj e Daci diskutojnë për aktualitetin politik në vend

09 nëntor 2018 | 17:42

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur të premten në takim kryetarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, Nexhat Dacin, me të cilin ka diskutuar për rrethanat aktuale politike.

Në profilin e vet në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se përvoja e madhe politike e Dacit është interes për vendin.

“Gjithnjë kënaqësi të shkëmbej mendime për rrethanat aktuale politike me Kryetarin e Akademisë së Arteve dhe Shkencave, Nexhat Dacin. Si politikan me përvojë të gjatë dhe pjesëmarrës aktiv në shumë procese të rëndësishme të shtetkrijimit, këshillat e Akademik Dacit janë çdoherë me interes për vendin”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apple planifikon që në vitin 2020 të nxjerrë në shitje…