![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/C18A923B-723A-4A3F-9898-0F1FE41FCF74.jpeg)
Hoxhaj: Ta mbështesim ekonominë e Kosovës
09 nëntor 2018
| 20:28
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar kompaninë “Abi”.
Hoxhaj ka thënë se kjo kompani ka një varg produktesh që prodhon në Prizren, duke kontribuuar në ekonominë e vendit dhe duke punësuar shumë qytetarë.
“Gjatë vizitave në terren dje takuam edhe z. Irfan Fusha, pronarin e kompanisë Abi. Kjo kompani ka një varg produktesh që prodhon në Prizren, duke kontribuuar në ekonominë e vendit dhe duke punësuar shumë qytetarë. Neve si shoqëri na takon që t’a mbështesim ekonominë e Kosovës duke blerë produkte vendore. #konsumoproduktevendore”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/331891066912652/posts/1567793893322357/