Gruevski s’po gjendet askund, po kërkohet që të paraqitet në burg

09 nëntor 2018 | 22:02

Shërbimet e Këshillit Penal të Maqedonisë, kanë shkuar disa herë sonte në shtëpinë e Nikolla Gruevskit për t’i dorëzuar vendimin që të paraqitet në Burgun e Shutkës, por ai nuk është gjetur në shtëpi.

Siç njofton “Alsat M”, atyre u është thënë se Gruevski nuk ndodhet në shtëpi, ndërkohë që shërbimet përpiqen ta lokalizojnë atë për t’i dorëzuar vendimin e Këshillit.

Shërbimet e Gjykatës kanë njoftuar se do të shkojnë sërish në shtëpinë e tij, deri në ora 24:00 për t’ia dorëzuar vendimin.

Nëse Gruevski nuk gjendet dhe nuk paraqitet në Burgun e Shutkës deri në orën 24:00, Shërbimet e Këshillit do ta presin seancën gjyqësore të ditës së hënë, ku Gruevski gjykohet për një rast tjetër të Prokurorisë Speciale, për t’i dorëzuar vendimin.

Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari deçanas Lok Komoni ka lansuar këngën “Banë e Nanë”.…