Meta në Francë, takim me presidentin malazez dhe presidenten kroate

12 nëntor 2018 | 10:47

President i Shqipërisë, Ilir Meta, në vazhdim të vizitës së tij në Francë, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kroacisë, Kolinda Kiraroviq, dhe presidentin malazez Milo Gjukanoviq.

Meta e ka cilësuar takimin si shumë të përzemërt dhe ka evidentuar vizionin e përbashkët të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi për të ardhmen euroatlantike.

Ja postimi i plotë i presidentit Meta rreth këtij takimi: 

Si gjithmonë një takim i përzemërt: Tre vende shumë mike, marrëdhënie të shkëlqyera, me vizion të përbashkët për të ardhmen, të vendosura në qëllimet e tyre euroatlantike dhe rajonale. Faleminderit Presidente Kolinda Grabar-Kitarovic dhe President Milo Gjukanovi?.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po merr pjesë, me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron në përkujtimin festiv të 100-vjetorit të Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Në nisje të këtij aktiviteti zyrtar, ku ishin të pranishëm edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres e liderë të tjerë botërorë, Presidenti Meta u prit në një ceremoni shtetërore në Pallatin Élysée nga homologu i tij francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka bërë me dije se në Forumin…