Silva: Dua ta mbyll karrierën në Spanjë

12 nëntor 2018 | 11:08

David Silva nuk i mbyll dyert një rikthimi të mundshëm në Spanjë.

Ish-mesfushori i Valencias, aktualisht pjesë e Manchester Cityt, skuadër tek e cila luan që prej vitit 2010, ëndërron ta mbyllë karrierën te klubi i vendlindjes së tij Las Palmas.

“Nuk e di nëse do të luaj një ditë për Las Palmas, në teori kam edhe një vit e gjysmë kontratë me Cityin, por në futboll gjërat ndryshojnë shpejt dhe asnjëherë nuk mund të parashikosh me saktësi se çfarë mund të ndodhë”, ka deklaruar Silva.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndryshimi i veprës penale të Ramiz Kelmendit ka  bërë që…