![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/Banka-Qendrore-Evropiane.jpg)
BQE ashpërson mbikëqyrjen për institucionet jobankare
13 nëntor 2018
| 13:14
Zëvendëspresidenti i Bankës Qendrore Evropiane, (BQE), Luis De Guindos, paralajmëroi manaxhuesit e aktiveve jobankare se do të përballen me mbikëqyrje më të ashpër.
De Guindos ka deklaruar se përfshirja e manaxhuesve të aktiveve në kuadrin makroprudencial të BQE-së, do të përbëjë një hap të rëndësishëm në përgatitjen ndaj skenarëve të stresit në të ardhmen. “Tashmë që sektori bankar po tkurret dhe po bëhet më elastik, objektivi ynë është mbikëqyrja e sektorit financiar jobankar”, ka deklaruar De Guindos.